SPAL - INTER

Asiste kroate, gola italian - për fitore
7 October, 2018 @22:27
Inter ka kaluar në vend të tretë të klasifikimit sonte duke e fituar Spalin 1-2.
Mauro Icardi ka qenë golashënues i dyfishtë për neroazzurët e Luciano Spallettit, ndërsa asistet kanë ardhë nga forcat kroate të ekipit, Sime Vrsaljko dhe Ivan Perisic.
Përndryshe, kjo është fitorja e gjashtë me radhë e Interit në të gjitha garat, para derbit të madh të qytetit, që luhet pas pushimit për duelet e Ligës së Kombeve, ndaj Milanit.