KU SHITEN? NGA SA SHITEN?

Njoftimi i fundit i FFK-së për bileta
7 October, 2018 @23:04
Pak më parë FFK ka publikuar njoftimin e fundit lidhur me shitjen e biletave për përballjen ndërmjet Kosovës dhe Maltës që luhet në Prishtinë, më 11 tetor. Borozani.com
“Shitja e biletave për ndeshje do të fillojë të hënën, 8 tetor, prej orës 17:00 dhe shitja e tyre do të bëhet në dyqanet e ipkos,” ka bërë të ditur FFK-ja fillimisht.
Më pas, ka përcaktuar edhe kushtet si:
- Një person mund të blejë vetëm 5 bileta;
- Për çdo fëmijë nevojitet bileta;
- Secili duhet të ulet në ulësen e vetë dhe askush nuk ka të drejtë të qëndrojë në shkallët e stadiumit.
Biletat do të shiten në këto pika të shitjes së ipkos: Prishtinë 3 pika (Pejton, Dardania, në Sheshin Nënë Tereza), Prizren 1 pikë (Remzi Ademaj 34), Pejë 1 pikë (Eliott Engel 61), Gjilan 1 pikë (Adem Jashari, afër qendrës meridian), Ferizaj 1 pikë (Latif Hasani, përballë KK-së), Mitrovicë 1 pikë (bul. Shemsi Ahmeti 24) dhe Gjakovë 1 pikë (Nënë Tereza 414).