VALENCIA - BARCELONA

S’ka fitore, ka lider të ri
7 October, 2018 @22:42
Barcelona nuk ka arritur të dalë fituese nga përballja e nxehtë në Mestalla ndaj Valencias, dhe tashmë La Liga spanjolle ka lider të ri.
Barazimi i arritur me golin e Lionel Messit në minutën e 23-të të ndeshjes, pas epërsisë së vendasve të ardhur nga Ezequiel Garay (2’) - ka bërë që Sevilla të jetë lidere prej kësaj xhiroje në elitën e futbollit spanjoll.
Sevilla tash ka 16 pikë, ndërsa atë e ndjekin, Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid.