PSG - LYON

Statistika të frikshme të Mbappes
8 October, 2018 @0:20
Kylian Mbappe sot ka shënuar katër gola për 13 minuta në fitoren prej 5-0 të Paris St Germainit ndaj Olympique Lyonit, në atë që quhet derbi në Francë.
Por, sulmuesi francez tashmë përveç tjerash ka bërë edhe statistika të mahnitshme në karrierë dhe besoni a jo, ende është 19 vjeç.
135 ndeshje për Francën dhe ekipet e tij si senior, 67 gola të shënuara, 37 asistime dhe 3 herë hat-trick.
Paris St Germain ka 9 fitore nga 9 ndeshjet e para në Ligue 1. E Mbappe i mbush të 20-tat me 20 dhjetor të këtij viti.