KOSOVA

Dy ardhje të mundshme te Kosova
8 October, 2018 @15:00
Lajme të mira të Kosovës sa i përket afrimit në skuadër të lojtarëve të rinj.
Sipas Telegrafi.com, është bërë e ditur që në muajin nëntor Kosovës do t’i bashkohen edhe dy futbollistë, të cilët deri më tash kanë qenë pjesë e grupmoshave të reja të përfaqësueses së Zvicrës.
Njëri prej tyre është Mirlind Kyeziu, qendërmbrojtës që aktualisht aktivizohet te skuadra e Zurichut, ndërsa tjetri është Shkëlqim Demhasaj, i cili luan si sulmues për skuadrën e Luzernit.
LIGA E KOMBEVE - GRUPET DHE ORARI
Nëse dyshja në fjalë na bashkohet, ata do të mund të ftohen për Kosovën në ndeshjet e nëntorit ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit.