KONFERENCA

Hadërgjonaj dhe ‘të tjerët’, flet Challandes
8 October, 2018 @14:22
Përveç Celinës, Challandes në konferencën e sotme ka folur edhe për lojtarë të tjerë që mund t’i bashkangjiten Kosovës në të ardhmen.
“Sa i përket Florent Hadërgjonajt, ai duhet të jetë i vendosur që të luajë për Kosovën dhe jo Kosovën ta mendojë si rezervë. Disa herë kemi kontaktuar me të dhe asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje konkrete.
Ai dhe të tjerët që mendojnë të luajnë për Kosovën duhet ta thonë qartë dhe me vendosshmëri.” - u shpreh Challandes, përzgjedhësi i Kosovës.
LIGA E KOMBEVE - GRUPET DHE ORARI
Pas 2 xhirove të para në Ligën e Kombeve, Kosova i prin grupit me 4 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan ndaj Maltës, vendit të fundit në grup, më 11 tetor.