SHQIPËRIA - JORDANIA
Panucci: Shumë të rinj meritojnë kombëtaren
10 October, 2018 @11:34
Para ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë, konferencë për shtyp mbajti Christian Panucci, përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare.
LIGA E KOMBEVE - GRUPET DHE ORARI
“Lojtarë si Grezda, Mavraj, Binaku dhe ndonjë tjetër, kanë luajtur pak këto kohë dhe nesër duhet të luajnë, për të parë më mirë formën e tyre, por edhe për të fituar më shumë minuta në prag të ndeshjes me Izraelin.
Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja. Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Ka shumë futbollistë të rinj që meritojnë Kombëtaren. Kam qenë i hapur ndaj të rinjve dhe i kam mbledhur, si Vrioni për shembull.
Portat janë të hapura për këdo. Nëse skuadra jonë shkon në Skoci dhe ka disa mungesa, si Roshi, Grezda, Sadiku e të tjerë, normale që limitet ulen. Por, nuk do të thotë që kaq janë limitet. Nëse do kishim më shumë lojtarë, do ishte më e plotë skuadra. Nuk është ofenduese, se ka limite në këtë rast. Kroacia u mund me 6 gola në Spanjë.Për një lojtar që luan në Champions League si Hysaj, nuk mendoj se një modifikim me tre mbrojtës do ndryshonte diçka të madhe. Nuk është problem skeme, është një veçanti që ndodh në lojë. Nesër do të shohim në fushë Vrionin, pasi kjo ndeshje është një rast për të dhe të rinjtë e tjerë. Të gjithë janë të disponueshëm dhe së bashku po mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.”- u shpreh Panucci, përcjell faqja zyrtare e FSHF-së.
Siç ndihet, ndeshja e sontme ndaj Jordanisë, e cila luhet me fillim nga ora 20:00, është ndeshje përgatitore para ndeshjes ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje të cilën Shqipëria e luan më 14 tetor.