KUALIFIKIMET PËR "ARMENIA 2019"
Në Shqipërinë nikoqire, nis Grupi 8 i kualifikimeve
10 October, 2018 @11:13
Për herë të dytë me radhë Shqipëria është nikoqire e kualifikueseve për grupmposhat U19 në evropianin “Armenia 2019”.
Niko Dovana e Durrësit dhe Roza Haxhiu e Lushnjes do të jenë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese që nisin sot.
Shqipëria U19 është në grup me Ukrainën U19, Norvegjinë U19 dhe Sllovakinë U19.
Dueli i parë i ditës luhet sot në Lushnjë ku Norvegjia ndeshet me Sllovakinë (12:00), ndërsa Shqipëria luan me Ukrainën në Durrës (14:00).
Hyrja për të gjitha ndeshjet është falas.
Selektor i kombëtares U19 është ish sulmuesi i dikurshëm kuqezi, Erjon Bogdani.
Dy ekipet që përfundojnë të parat në grupet e tyre, do të kalojnë në raundin elit kualifikues. Kosova U19 merr pjesë në Grupin 7 kualifikues.
ORARI I NDESHJEVE:
Dita e parë – 10 tetor 2018 UKRAINË – SHQIPËRI “Niko Dovana”, Durrës, ora 14.00 NORVEGJI – SLLOVAKI “Roza Haxhiu”, Lushnje, ora 12.00 Dita e dytë – 13 tetor 2018 SLLOVAKI – SHQIPËRI “Niko Dovana”, Durrës, ora 12.00 UKRAINË – NORVEGJI “Roza Haxhiu”, Lushnje, ora 14.00 Dita e tretë – 16 tetor 2018 SHQIPËRI – NORVEGJI “Niko Dovana”, Durrës, ora 14.00 SLLOVAKI – UKRAINË “Roza Haxhiu”, Lushnje, ora 12.00 |