KUALIFIKIMET PËR "ARMENIA 2019"
Sot dueli i parë i Kosovës në Hungari
10 October, 2018 @9:36
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e grumposhave nën 19 vjet, sot do të nis garat në fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Armenia 2019”.
Ekipi ka arritur në Hungari dje, ku do të zhvillohen ndeshjet e grupit, ndërsa kundërshtari i parë i Kosovës prej orës 15:30 sot është Austria.
Kosova U19 bën pjesë në Grupin 7 kualifikues që ndeshjet do t’i zhvillojë në Hungari. Përveç Austrisë U19, Kosova në grup ka edhe Hungarinë U19 dhe Slloveninë U19.
Kosova U19 drejtohet nga selektori Ramiz Krasniqi.
Futbollistët e ftuar nga Krasniqi:
Flamur Gashi Laurit Behluli Petrit Terziu Art Maloku Leonit Vitija Albion Pllana Albin Kapra Endrit Demolli Ilir Krasniqi Muhamet Hyseni Albin Krasniqi Donart Vitia Getoar Raci Bleon Shaqiri Betim Lumi Lis Ahmeti Lot Celina Kreshnik Krasniqi Enbia Shehu Leutrim Reka Alban Kadriju Altrim Pajaziti Max Rugova Nikson Mema Bleart Tolaj Durim Berisha Mark Marleku |