HEKURAN KRYEZIU
Qarkullimi i topit është përmirësuar
10 October, 2018 @9:47
Mesfushori standard i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, në deklaratën e tij para ndeshjes ndaj Maltës ka thënë se Kosova me kohë po bëhet gjithnjë më e mirë.
Ai ka theksuar se tashmë po vërehet edhe një qarkullim më i mirë i topit nga bashkëlojtarët gjatë stërvitjeve, që pritet të praktikohet edhe në lojë.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
“Jemi duke stërvitur me intensitet të lartë, ndërkaq që kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë brenda grupit. Kemi një bashkëpunim të mirë dhe po e qarkullojmë topin shumë mirë. Unë besojë dhe shpresojë në rezultat pozitiv,” ka thënë Kryeziu, që djersit fanellën e Zurichut në elitën e futbollit zviceran.
Kosova më 11 tetor ndeshet me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa më 14 tetor udhëton drejt Ishujve Faroe.