Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - FERONIKELI

Donart Vitia për fitore, Malisheva mposhtë Niklin

Donart Vitia për fitore, Malisheva mposhtë Niklin


18 September, 2021 @17:53

Një tjetër paraqitje mjaft e mirë dhe një tjetër fitore për Malishevën në Superligë!

Sot skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e mposhti 1-0 (Donart Vitia 62’) Feroniklin, për t’u ngjitur kështu në kuotën e 10 pikëve në renditje.

TABELA AKTUALE

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e goli i fitores për malishevasit erdhi në minutën e 62’. Heroi i Malishevës sot ishte futbollisti Donart Vitia, i cili e shënoi golin vendimtar të ndeshjes.

Për dallim prej Malishevës që ka 10 pikë, Nikli momentalisht ka 6 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Malisheva e luan ndaj Ballkanit në shtëpi, kurse Nikli e pret Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga