MILAN
Donnarumma shpëton rossonerët
7 November, 2015 @23:58
Portieri mbëdhetar i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka shpëtuar ekipin e tij nga humbja ndaj Atalantës në San Siro. Donnarumma 16 vjeç ka bërë disa intervenime vendimtare për të shpëtuar portën e rossonerëve në përballje ndaj ekipit nga Bergamo, duke i siguruar një pikë nga ndeshja.
“Dominimi ynë shkoi më kot, pasi që nuk arritëm të konkretizojmë asnjë rast. Pastër, ne e merituam fitoren në këtë ndeshje,” ka thënë ndër të tjera pas lojës trajneri i Atalantës, Edy Reja.
Në anën tjetër edhe trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic e ka pasë të qartë se ekipi i tij ka shpëtuar në këtë ndeshje.
“Kemi qenë me fat që e shpëtuam një pikë. Ky nuk është ai Milan që luajti ndaj Lazios. Nuk dua të arsyetohem dhe të justifikoj rezultatin, por me të vërtetë ekipit po i mungojnë Jack Bonaventura, Alex dhe Andrea Bertolacci,” ka thënë ai pas ndeshjes.
Milan është aktualisht në pozitën e pestë të tabelës, derisa Atalanta është e shtata. Rossonerët sot janë ndalë në shtëpi, pas tre fitoreve rresht në Serie A.