S'LËVIZ
Donnarumma vazhdon me Milanin
11 July, 2017 @20:42
Portieri i shumë përfolur sivjet në tregun veror, ka mbetur te skuadra e Milanit.
Gianluigi Donnarumma, vazhdoi kontratën deri në vitin 2021.
“Gardiani” i Milanit, disa muaj më parë, nuk tentonte që ta renovojë kontratën, e kjo bëri që shumica e tifozëve të reagojnë kundër Donnarummës, megjithatë Gigi mbeti tek gjiganti italian.
Donnarumma pritet të bëhet portieri i tretë më i paguar në Europë, derisa skuadrat që dëshirojnë ta blejnë portierin, duhet ta paguajnë dëmshpërblimin prej 100 milionë dollarësh.