NË ATHINË
Hasi kërkon sprint nga lojtarët e tij
11 July, 2017 @9:34
Trajneri gjakovar, Besnik Hasi, pasi që nënshkroi me Olympiacosin e Athinës, është bërë temë e mediave të atjeshme.
Hasi është duke kërkuar nivel të lartë të sprintit në stërvitje së fundi nga lojtarët kuqebardhë të tij, ndërsa ai s’ka përtuar fare që edhe të dëshmojë para futbollistëve se si bëhet kjo punë.
Hasi, prej se është pensionuar nga futbolli, ka drejtuar Anderlechtin belg, Legian polake, ndërsa Olympiacos është ekipi i tretë i rëndësishëm në karrierën e tij si trajner.
Olympiacosi i Hasit është kampion i fundit i Greqisë dhe do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve këtë stinor.