NË GJAKOVË
Dragusha te Vëllaznimi
10 July, 2017 @9:33
Njëri ndër mbrojtësit më me përvojë në futbollin e Kosovës, Alban Dragusha, është pjesë e Vëllaznimit tashmë.
Ai ka dalë në stërvitje sot me ekipin kuqezi nga Gjakova, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se marrëveshja me të është për një stinor.
Dragusha 35 vjeç ka përvojë edhe nga Kategoria Superiore shqiptare, ndërsa së fundi, në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit të Dritës së Gjilanit.