WAYNE ROONEY
Për një trofe me Evertonin
10 July, 2017 @6:03
Sulmuesi i deridjeshëm i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i është kthyer klubit të tij të fëmijërisë, Everton.
Pas 13 viteve të kaluara në Old Trafford, Rooney, që fitoi 5 tituj të Premier Ligës, 3 Kupa të Ligës, 1 FA Kupë, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Europa Ligë, ka thënë se dëshiron që të fitoj një trofe me Evertonin tash në Goodison Park, për të qitur qershinë mbi tortë në karrierë të tij.
“Një klub futbolli duhet të fitojë trofe dhe ne po bëjmë hapa të mëdha që të arrijmë t’i fitojmë ato,” ka thënë Rooney, tash si lojtar i Evertonit.
Trofeu i fundit i Evertonit daton në vitin 1995, kur ekipi i kaltër nga qyteti i Liverpoolit fitoi FA Kupën, ndërsa Rooney ka qenë 9 vjeçar në shkollë të klubit.
Everton këtë verë ka harxhuar 90 milionë funta në pazarin veror të lojtarëve dhe ka arritur marrëveshje për tokë në Liverpool për të ndërtuar stadiumin e ri 300 milionë funtësh.