Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OSMANI JEP DORËHEQJE

Dorëhiqet trajneri i Arbërisë

Dorëhiqet trajneri i Arbërisë


20 February, 2023 @15:44

Pas humbjes së shënuar nga Kika në fundjavë, Arbëria ka mbetur pa trajner. Trajneri i saj Ali Osmani ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për shkak të arsyeve personale, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit nga Dobraja e Lipjanit.

“Falemnderit Ali Osmani. Klubi njofton se trajneri Ali Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të KF Arbëria, për arsye personale. Kryesia e klubit e falenderon Ali Osmanin për kontributin që dha për klubin tonë për periudhën sa ishte trajner i KF Arbërisë, duke i uruar shumë suksese,” ka shkruar njoftimi i KF Arbëria sot.

Përndryshe, Arbëria e nisi stinorin me trajnerin Afrim Krasniqi, ndërsa një xhiro u drejtua nga Lulzim Gashi, derisa klubin e mori Osmani në xhiron e gjashtë të Ligës së Parë.

Kuqezinjtë që ishin pjesë e Superligës dy vite më parë 2020/21 aktualisht është në vendin e shtatë të Ligës së Parë Grupi B dhe ka 13 pikë pas 15 ndeshjesh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë