BORUSSIA DORTMUND
Dorëzohen në fund
22 November, 2014 @17:53
Përkundër se për 45 minutat e para, arritën që të kalojnë në epërsi 0-2, ekipi i Jurgen Klopp nuk ka arritur të ruajë kapitalin deri në fund të ndeshjes.
Borussia Dortmund, përsëri ka barazuar. Kësaj radhe ndaj Paderbornit të Alban Mehës, që nuk u shfrytëzua nga trajneri i tij fare.
Pierre Emerick Aubameyang dhe Marco Reus i dhanë epërsinë Borussias, por në pjesë të dytë, Lukas Rupp dhe Mahir Saglik shënuan për të barazuar.
Nënkampioni aktual, Borussia Dortmund, gjindet ende në zonën e rrezikshme të tabelës së Bundesligës.