Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DORTMUND-HERTHA

Kalou kryen punë për Bayernin!

Kalou kryen punë për Bayernin!


27 October, 2018 @17:58

Jadon Sancho dhe Salomon Kalou kanë shënuar nga dy herë në duelin kryesor të javës së dhjetë në Bundesligë. Vendasit kishin kaluar dy herë në epërsi me talentin anglez. Ishte minuta e parë e kohës shtesë kur veterani nga Bregu i Fildishtë barazoi rezultatin që i solli një pikë Herthës nga udhëtimi në Dortmund.

Bayerni ka marrë një fitore minimale, 2-1, në udhëtim ndaj Mainzit, falë golave të Goretzkas dh Alcantaras. Rezultati i njëjtë ka vendosur edhe për fitoren e Augsburgut në udhëtim ndaj Hannoverit. Pasditen e mysafirëve e dëshmoi edhe fitorja e thellë prej 3-0 e Wolfsburgut ndaj Fortunas së Dusseldorfit.

TABELA AKTUALE

Elvis Rexhbecaj u inkuadrua në minutën e 84të për Wolfsburgun, ndërkohë Florent Muslija zhvilloi pjesën e dytë për Hannoverin duke u zverdhur në minutën e 74të.

Në mbrëmje, Hoffenheim pret Stuttgartin.

 


 
Të gjitha lajmet nga