ATALANTA - PARMA
Etriti i pakalueshëm, e dyta me radhë
27 October, 2018 @16:48
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është treguar i pakalueshëm sot për kundërshtarin, ndërsa ekipi i tij Atalanta, me golat në pjesë të dytë ka shënuar fitore komode ndaj Parmës, 3-0.
Riccardo Gagliolo (55’, AG), Jose Luis Palomino (72’) dhe Gianluca Mancini (80’) kanë shënuar për neroazzurrët nga Bergamo, për të shënuar fitoren e dytë me radhë në Serie A.
Derisa Berisha qëndroi 90 minuta në portë dhe e mbajti atë të paprekur përgjatë ndeshjes, Berat Xhimshiti nuk ka fituar rastin të luaj sot nga trajneri GianPiero Gasperini, duke qëndruar përgjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë.