TREPÇA '89 - FERONIKELI
Mposht ish-skuadrën, ruan kreun
27 October, 2018 @15:46
Në ballafaqimin e zhvilluar sot në Mitrovicë, takim që vuri përballë Zekirija Ramadanin me ish-skuadrën e tij të cilën e bëri kampione të Kosovës, fituese doli skuadra e Feronikelit, e cila takimin ndaj Trepçës ‘89 vendase e mbylli me fitore 0-1.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Feronikeli arriti të shënojë fitore përmes goli të Arbër Prekazit, që shënoi në minutën e 60-të.
Ky rezultat bën që Feronikeli ta ruajë kreun e klasifikimit, kurse Trepça ‘89 mbetet me 15 pikë pas 12 xhirove.