ISTOGU-DUKAGJINI
Istogu përmbys Dukagjinin
27 October, 2018 @16:17
Një Istog krejt ndryshe në pjesë të dytë të ndeshjes ka qenë faktor sot që mundësia për lidership e Dukagjinit të shuhet.
Klinasit avancuan në pjesë të parë me golin e Fitim Halitit në pjesë të parë të ndeshjes, nga penalltia, në minutën e 38-të të takimit.
Me këtë rezultat u shkua edhe në pushim 15 minutësh. E aty, se çka iu tha djelomshave të vetë trajneri Besim Podrimaj vetëm ata e dinë.
Një paraqitje kërkuese që rezultoi me përmbysje dhe tre pikë të rëndësishme për Istogun nisi me golin e barazimit.
Rinor Kuqi (47’) barazoi shpejtë shifrat, 1-1. Dhjetë minuta më vonë Leutrim Teplani (57’) i dha avantazhin 2-1, ndërsa Florent Rexhaj u përkujdes për përfundimtaren 3-1 (67’) në të mirë të Istogut.
Gëzimi ishte i madh te afro 400 shikues që kishin ardhur në Demush Mavraj për të parë duelin në një mot vjeshtor të thatë, ndërsa Dukagjini i Severin Elezajt tashmë mund të humb hapin me kreun pas humbjes së dytë të stinorit.
Në xhiron që vjen, Istogu është mysafir i Ramiz Sadikut, derisa Dukagjini pret Bashkimin e Koretinit.