Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILOT RASHICA

Drejt Leipzigut

Drejt Leipzigut


18 April, 2020 @21:43

Milot Rashica mund të përfundojë në njërën ndër skuadrat më të forta të Bundesligës këtë stinor, Leipzig.

Kështu ka bërë të ditur Weser-Kurier, gazetë kjo e afërt me klubin ku luan Miloti, Werder Bremen.

Werder nuk ka mohuar që Rashicën do ta shiste për 30 milionë euro, ndërsa Leipzig është i gatshëm ta marrë lojtarin më të dalluar të Kosovës aktualisht në fazën sulmuese.

Rashica 23 vjeç që këtë stinor ka shënuar 7 gola për ëerderin, ka shënuar dy gola në rrugëtimin kualifikues të Kosovës për EURO, ku përfundoi e treta pas Anglisë dhe Çekisë.

Ditë më parë edhe menaxheri i futbollistit, ish ylli i Shqipërisë Altin Lala, ka bërë të ditur se vushtrriasi do të kalon në një ekip që luan në Champions League.

E Leipzig në sezonin e ndërprerë të Bundesligës aktualisht është i treti në renditje me gjasa të mira për të qenë pjesë e Championsit në sezonin që vjen.

Përndryshe, Leipzig drejtohet nga trajneri më interesant në Bundesligë, i riu Julian Nagelsmann i cili ka arritur që në stinorin debutues të ekipit në Champions të sigurojë çerekfinalen e garës duke eliminuar nënkampionin e Evropës, Tottenhamin e Jose Mourinhos.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga