Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - DRENASI

Drenasi me fitoren e radhës, për të rrëzuar Trepçën

Drenasi me fitoren e radhës, për të rrëzuar Trepçën


26 September, 2021 @10:29

Trepça nuk ka arritur të bëj më shumë sesa të pranojë humbjen ndaj Drenasit që u tregua shumë më i mirë në përballje, të cilën e fitoi në “Adem Jashari” për të marrë fitoren e dytë rresht kampionale.

Shpresim Zogu i dha epërsinë Drenasit, ndërsa në pjesë të dytë Ehat Gjoka me aksion individual dhe Lirigzon Xhinovci krejt në fund, shuan dilemat e fituesit, për t’i dhënë fitoren e madhe ekipit kuqezi, 1-3 [n.n. - Shpresim Zogu 32, Ehat Gjoka 60, Lirigzon Xhinovci 80].

TABELA AKTUALE

Ekipi dhe kryesia e Drenasit fitoren ia dedikuan ndihmës-trajnerit Ardian Rrustaj, duke ia uruar ditëlindjen, ndërsa Drenasi me fitoren e dytë radhazi tash ka tetë pikë në total dhe ka dalë në pozitën e pestë, në mes të tabelës.

Në anën tjetër Trepça regjistroi humbjen e dytë të stniorit dhe tash ka pesë pikë nga po aq ndeshje, për të rënë në vendin e shtatë.

Në xhiron e radhës, Trepça luan derbin lokal ndaj Trepçës’89, ndërsa Drenasi pret liderin e Ligës së Parë A, Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë