Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENASI 1-1 LIRIA

Drenasi s’mposhtet, Liria mbetet pa fitore

Fotot: KFLiria/fb

Drenasi s’mposhtet, Liria mbetet pa fitore


27 August, 2022 @21:54

Liria e Prizrenit, që në edicionion e garave të kaluara kishte siguruar vend për PlayOff nga Liga e Parë Grupi A, këtë fillim stinor nga dy ndeshjet e para me trajnerin e ri Xhengis Rexhepi, nuk ka shënuar fitore!

Përkundër se ekipi ka qenë në epërsi prej gjysmës së dytë të pjesës së parë të lojës, kur afrikani Prins Tjiueza shënoi për avantazh dhe pos kësaj kishte edhe disa raste për bardhekaltërit mysafir, në fund ata u kënaqën me barazim.

Fitim Susuri

Ka qenë lojtari me shumë përvojë nga Superliga që tashmë disa vite po mbron ngjyrat e Drenasit, Qemail Elshani, që ka marrë thuajse i vetëm topin për të cuar atë deri në portë, ku krejt që i duhej ishte një pasim i dyfishtë për të qenë vetë me portierin e Lirisë, Stephen Haëes, për përfundimtaren: Drenasi 1-1 Liria [Qemail Elshani 60’ - Prins Tjiueza 30’].

TABELA AKTUALE

Derisa Drenasi i drejtuar nga Leotrim Krasniqi tashmë ka 4 pikë nga dy xhirot e para të stinorit dhe xhiron që vjen luan ndaj liderit të Ligës së Parë Grupi A, Phoenix, Liria në anën tjetër pret Istogun në Përparim Thaçi, që do të jetë edhe ndeshja e parë e stinorit për bardhezinjtë në shtëpinë e tyre këtë stinor.

Liria


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë