Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAZA PËRGATITORE

Drenica aranzhon miqësoren e radhës në Durrës

Foto: KF Drenica

Drenica aranzhon miqësoren e radhës në Durrës


21 January, 2021 @15:43

Skuadra e Drenicës të shtunën do ta zhvillojë një tjetër ndeshje kontrolluese në Durrës, ku po qëndron në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror.

Drenicakët kësaj radhe do ta kenë përballë skuadrën nga Berati, Tomorin.

Skuadra e Tomorit sivjet garon në kategorinë e dytë kampionale të Shqipërisë.

Kjo është ndeshja e tretë kontrolluese për Drenicën, pasi më parë është përballur me skuadrën e Malishevës dhe Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga