Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FAZA PËRGATITORE

Llapi nesër kundër skuadrës ruse

Llapi nesër kundër skuadrës ruse


21 January, 2021 @15:20

Skuadra e Llapit e cila po e kalon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kontrolluese.

Kësaj radhe llapjanët do ta kenë përballë skuadrën e njohur ruse, Tom Tosk.

Tom Tosk aktualisht luan në kategorinë e dytë të Rusisë dhe renditet në pjesën e poshtme të radhitjes tabelare.

Ky është testi i tretë kontrollues për Llapin në Antalya, pas përballjeve kundër skuadrave Tuzlaspor dhe Diyarbakirspor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga