Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË PRANVERORE!

Drenica arrin fitoren e parë me trajnerin e ri

Fotot: KFDrenica/ J. Murtezaj/ fb

Drenica arrin fitoren e parë me trajnerin e ri


17 March, 2024 @19:04

Drenica ka shënuar fitoren e parë të pjesës pranverore të stinorit dhe të parën me trajnerin e ri të ekipit Gani Sejdiu! Ekipi nga Skenderaj ka triumfuar sot në staidumin e qytetit të Gjakovës, duke mposhtur Vëllanimin, Vëllaznimi - Drenica 1-2 [Norik Krasniqi 47’ - Lion Cahani 44’, Adin Paro 69’].

Vellaznimi vs. Drenica

Në fakt pas golit në fund të pjesës së parë të Drenicës, Vëllaznimi barazoi me të hyrë në pjesë të dytë, por qendërmbrojtësi boshnjak i tyre Adin Paro shënoi për fitore kur kishin mbetur edhe 21 minuta deri në fund të kohës së rregullt të takimit. E kjo, u tregua vendimtare në fitoren e mysafirëve.

TABELA AKTUALE

Drenica me këtë fitore kalon në 26 pikë nga 19 ndeshje dhe është pozicionuar në vend të katërt të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa Vëllaznimi këtë xhiro bie në vend të shtatë, pasi mbetet në 24 pikë.

Gani Sejdiu


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë