Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - FERONIKELI

Drenica deklason Niklin, ngjitet në krye

Foto: FC Drenica

Drenica deklason Niklin, ngjitet në krye


15 October, 2021 @15:04

Një paraqitje mjaft e mirë dhe tri pikë të arkëtuara me plot meritë për Drenicën në ndeshjen ndaj skuadrës nga qyteti fqinj, Feronikelit. Ndonëse fusha nuk ishte në kushtet më optimale për lojë, skenderajasit arritën që të shënojnë plot 4 herë.

Drenica këtë takim e mbylli me fitore 4-0 (Kreshnik Uka 12’, 60’ (P), Denisson 25’, Baton Zabërgja 40’), për t’u ngjitur kështu në krye të renditjes të paktën përkohësisht.

Seria e golave në këtë takim u hap që në minutën e 12’, kur Kreshnik Uka shënoi për 1-0. Goditjen e Zabërgjes fillimisht e priti portieri mysafir Smakiqi, e topin e kthyer nga portieri, në rrjetë e çoi Uka, për t’ia dhënë skuadrës së tij epërsinë minimale.

Drenica shënoi edhe dy herë të tjera gjatë pjesës së parë përmes Denisson (25’) dhe Zabërgjes (40’), e kështu pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, Drenica shënoi edhe një herë. Kreshnik Uka shënoi në minutën e 60’ nga pika e bardhë për 4-0, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Të paktën deri nesër, kur Ballkani e zhvillon ndeshjen e tij në udhëtim te Gjilani, në krye të Superligës do të jetë Drenica. Në anën tjetër, Nikli momentalisht ndodhet në vendin shtatë të renditjes.

Xhiron që vjen, Drenica i shkon Gjilanit, kurse Nikli e pret Dritën në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga