BARAZIM NË BAJRAM ALIU
Drenica e Llamkosi, ndajnë pikët
18 October, 2014 @18:53
Drenica e Tahir Lushtakut dhe Llamkos Kosova e Ismet Munishit kanë barazuar sot në Bajram Aliu të Skenderajt.
Dy skuadrat, të cilat humbjet e fundit në Superligë i kanë përjetuar nga Besa e Pejës, kanë vazhduar serinë e tyre pa humbje.
Kuqezinjtë kanë arritur në tre ndeshje pa disfatë, derisa Llamkos Kosova tashmë që nga xhiroja e katërt nuk din për humbje.
Arbër Prekazi ia dha epërsinë kampiones aktuale të Kosovës, me golin e tij në minutën e 61-të të takimit, derisa Taulant Dajaku barazoi nga penalltia për vendasit për të ndarë pikët në ndeshjen e sotme, që ishte hapëse e Superligës për këtë xhiro.