ARSENAL
Welbeck shpëton Wengerin
18 October, 2014 @18:09
Arsenali ishte shumë afër regjistrimit të humbjes së dytë të stinorit, pasi që deri në minutën e 90-të ishte duke humbur si vendas nga Hull City.
Mirëpo, transferi i minutës së fundit të afatit kalimtar, Danny Welbeck, ka arritur që të shpëtojë ekipin e tij të ri, duke shënuar në minutat shtesë të takimit për barazimin 2-2.
Në fakt Arsenali ia nisi më mirë ndeshjes duke shënuar përmes Alexis Sanchez, por shpejtë barazoi Mohamed Diame për mysafirët rezistues.
Në fillim të pjesës së dytë Abel Hernandez i dha epërsinë Tigrave dhe kur Steve Bruce mendoi se do të dilte nga Emirates me fitore të madhe, Welbeck e shpëtoi Arsene Wengerin nga humbja e dytë me radhë në Premier League.