MONCHENGLADBACH
Xhaka shënon, Borussia fiton
18 October, 2014 @17:29
Mesfushori i Zvicrës me origjinë kosovare, Granit Xhaka, ka shënuar sot golin e parë për skuadrën e tij në stinorin 2014/15.
Xhaka ka shënuar golin e dytë në fitoren e Borussia Monchengladbachut ndaj Hannoverit 0-3, si mysafir.
Xhaka ka qenë për 90 minuta në fushë te ekipi i tij, derisa dy golat tjerë të skuadrës i ka shënuar reprezentuesi gjerman, Max Kruse.
Me këtë fitore ekipi i Xhakës kalon në vend të dytë të Bundesligës dhe gjindet menjëherë pas Bayernit, me katër pikë më pak.