SË BASHKU!
I bashkoi klubi
17 October, 2014 @18:00
Skuadra italiane nga Serie A, Lazio, ka kontribuar për t’i qetësuar tensionet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të eliminatoreve për EURO 2016.
Kështu, tre futbollistët shqiptarë të Lazios, kapiteni kuqezi Lorik Cana dhe portierët Etrit Berisha e Thomas Strakosha, kanë pozuar së bashku me futbollistët serbë të kësaj skuadre, Dusan Basta dhe Filip Djordjevic, nën mesazhin “Së bashku” që u postua nga klubi romak.