REZULTATET E DOBËTA
Dorëhiqet Vogst
17 October, 2014 @14:38
Ish lojtari dhe trajneri i përfaqësueses gjermane, Berti Vogst, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të kombëtares së Azerbejxhanit sot.
Vogst, ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga përfaqësuesja pas rezultateve të dobëta në kualifikime për EURO 2016.
Azerbejxhani bën pjesë në Grupin H kualifikues për EURO 2016. Nga tre ndeshjet e zhvilluara, ata kanë pësuar 3 disfata dhe kanë golaverazhin negativ 2-10.
Vogts 67 vjeç, ka punuar si përzgjedhës i vendit të dalë nga ish Bashkimi Sovjetik që nga viti 2008.