SELHURST PARK
Chelsea, nuk ndalet
18 October, 2014 @18:03
Chelsea ka arritur të mposht edhe Crystal Palace-in në ecurinë e ekipit të Jose Mourinhos drejt formës tejet të mirë.
Ekipi i vetëm i Premier League që nuk ka pësuar humbje deri më tani, Chelsea, ka mposhtur Crystal Palace-in me një gol të bukur të Oscarit nga gjuajtja e lirë dhe një tjetër të shënuar nga Cesc Fabregas më vonë.
E tëra që arritën vendasit ishte shënimi i golit të nderit në fund të takimit përmes Frazier Campbellit.
Të dy ekipet mbetën me nga një lojtar më pak në fund të pjesës së parë, pasi që spanjolli Cezar Azpilicueta u ndëshkua me të kuqe në minutën e 40-të të takimit, derisa Damien Delaney të verdhën e dytë e morri në të 43-tën.