SKENDERAJ
Drenica kërkon finalen pas 9 vitesh
3 June, 2015 @13:01
Ekipi i drejtuar nga Tahir Lushtaku, Drenica, sot ka mundësi që të futet në finalen e parë pas 9 viteve në Kupë të Kosovës.
Kuqezinjtë për herë të fundit në finale të Kupës së Kosovës kanë qenë në vitin 2006, kur u mposhtën pas penalltive nga Prishtina, 5-4, pasi që ndeshja kishte përfunduar 1-1.
Drenica sot luan ndaj Ferronikelit, ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0 ku Ferronikeli kishte qenë në cilësi të vendasit.