Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 3-1 BALLKANI

Drenica mbetet në garë, mposhtë kampionin

Foto: KFDrenica/fb

Drenica mbetet në garë, mposhtë kampionin


15 May, 2022 @18:10

Një fitore e ardhur me përmbysje ndaj Ballkanit eksperimental ka mbajtur Drenicën në garë për mbijetesë direkte në Superligë.

Pas pjesës së parë pa gola të shënuara, ka qenë Lumbardh Dellova i Ballkanit që me një projektil të vërtetë lëvizi shifrat e ndeshjes.

Dellova qëlloi me të djathtën nga rreth 25 metra për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, në një ekip ku trajneri Ilir Daja kishte futur pjesën e madhe të lojtarëve që zakonisht nuk janë startues.

TABELA AKTUALE

Mirëpo, menjëherë vendasit duke ditur rrezikun u mobilizuan dhe me gjithë forcat u sulën drejt portës së Damir Ljuljanovic dhe pas një shtylle të qëlluar nga Osman Mëziu, ka qenë Armend Abazi që barazoi shifrat në 1-1.

Ecuria e mirë e Drenicës vazhdoi edhe pas kësaj, derisa Genc Hamiti dhe në fund me një parabolë (pas kontrollit nga VAR) Kreshnik Uka vulosi fitoren, Drenica 3-1 Ballkani [Armend Abazi 58, Genc Hamiti 71, Kreshnik Uka 90 - Lumbardh Dellova 54].

Fitorja bën që Drenica të mbyll xhiron e parafundit të stinorit me pikë të njëjta sikurse Malisheva dhe me goldallim të njëjtë, derisa në xhiron e fundit luan ndaj Feronikelit të rënë, që tashmë luan me futbollistë juniorë.

Ballkani në anën tjetër, që vecse ka filluar të mendojë për garat ndërkombëtare, stinorin do ta mbyllë ndaj rivalit që deri vonë luftoi për titull kampioni, Gjilani.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga