Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Drenica mbyll afatin kalimtar me Qaqin

Drenica mbyll afatin kalimtar me Qaqin


30 January, 2021 @13:22

Qendërmbrojtësi shqiptar, Harallamb Qaqi, është futbollisti më i ri i skuadrës së Drenicës.

27 vjeçari sot është prezentuar sot me fanellën e drenicakëve, të cilën do ta djerësit gjatë stinorit pranveror.

Qaqi së fundi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës, ndërsa më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Alki Oroklini (Qipro), Kamza, Kukësi e Laci. Ai gjithashtu ka pasur karrierë edhe në Itali me skuadrat si Carpi dhe Hellas Verona, por që nuk ka arritur të depërtojë deri në ekipet A të tyre.

Në njoftimin e Drenicës, është bërë e ditur se Qaqi do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga