PRIZREN
Drenica mohon fitoren e Lirisë
23 August, 2015 @18:52
Mbi 1 mijë e 500 shikues në Përparim Thaçi prisnin momentet e fundit të ndeshjes në Prizren për të shënuar fitoren e parë të Lirisë në ndeshjen e parë prej se u rikthye në Superligë.
Mirëpo, Taulant Dajaku i Drenicës ua mohoi këtë gëzim prizrenasve, derisa me golin e tij 2 minuta pa përfunduar takimi barazoi për të shkëputur një pikë të rëndësishme për ekipin e tij në Prizren.
Liria kishte avancuar në fund të pjesës së parë përmes sulmuesit më të dalluar të skuadrës, Liridon Fetahaj, që gëzoi pa masë publikun.
Liria në fakt 10 minutat e fundit të takimit i luajti me 10 lojtarë pasi që Qëndrim Gashi u ndëshkua me karton të kuq nga referi i ndeshjes.
Në fund, trajneri Behajdin Gjinali u duk të jetë i zhgënjyer me rezultatin, derisa në anën tjetër Valdet Shoshi i Drenicës, shkëputi pikën në Prizren, për të nisur mbarë misionin e tij te kuqezinjtë nga Skenderaj.
SHIKO TABELËN AKTUALE