Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Drenica mposhtë Kosovën U21 në miqësore

Drenica mposhtë Kosovën U21 në miqësore


11 November, 2021 @18:10

Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen që e luan ndaj Shqipërisë U21 më 16 nëntor, sot Kosova U21 zhvilloi një miqësore me Drenicën, skuadrën që garon në Superligën e Kosovës.

Këtë ndeshje miqësore e fitoi Drenica me rezultat 1-0, e goli i fitores u shënua nga Erdin Dushi në minutën e tretë të ndeshjes.

Përveç klubit të Drenicës, që informoi për rezultatin e ndeshjes, nga Federata e Futbollit të Kosovës për këtë ndeshje nuk u dha asnjë informatë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga