Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE MINIMALE, PËR NGRITJE

Drin Ymeri për fitore, Vjosa ngritet në renditje

Drin Ymeri për fitore, Vjosa ngritet në renditje


6 May, 2023 @22:22

Vjosa i është kthyer fitores pas dy humbjeve radhazi të regjistruara, ndërsa sulmuesi Drin Ymeri ka qenë njeriu që vendosi ndeshjen. Ymeri pranoi topin në zonë për të shënuar para portierit kundërshtar nga afërsia, ndërsa Vjosa e drejtuar nga Leotrim Krasniqi është ngritur në renditje falë fitores, Vjosa 1-0 Vushtrria [Drin Ymeri 76’].

TABELA AKTUALE

Fitorja e 12 sezonale e Vjosës ka bërë që ekipi të dalë në pozitë të katërt të renditjes tabelare me 40 pikë nga 25 ndeshje, ndërsa Vushtrria e mposhtur sot mbeti e treta vetëm falë goldallimit më të mirë, pasi që ka pikë të njëjta me Vjosën. Në dy xhirot e mbetura, Vjosa që këtë stinor erdhi në Ligë të Parë, do të luftojë të përfundojë stinorin në pozitë të tretë, ku maksimalisht do të mund të arrijë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë