Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJA TJETËR MBAN LIDERE DRITËN!

Drita barazon, por mbetet lidere

Drita barazon, por mbetet lidere


8 April, 2023 @17:04

Drita nuk arriti të shënonte fitore ndaj Trepçës’89 në shtëpi. Por, një lojtar tjetër, 80-kilometra larg Gjilanit, po shënonte në Suharekë, për t’ia mohuar fitoren Ballkanit që do të dilte në krye të tabelës me fitore!

Barazimi i ekipit të Arsim Thaçit mbajti në krye Dritën, ndërsa në anën tjetër ndjekësi kryesor i saj në luftë për titull Ballkani, epërsinë prej 2-0 e harxhoi në momentet e fundit të ndeshjes, kur prej minutës 88 deri në fund, takimi u mbyll me 2-2!

Drita vs. Trepça'89

Drita nisi ndeshjen shpejt ndaj mitrovicasve sot në një kohë kryesisht të mirë për futboll. Ka qenë “eksperti” i penalltive Besnik Krasniqi (11’) që i dha avantazhin ekipit, ndërsa të kaltërit nisën të kontrollojnë ndeshjen dhe të kërkojnë golin e dytë. Por pasoi një këndellje e shpejt e mitrovicasve që përmes Egzon Fazliut (24’) barazuan. Pjesa e parë përfundoi 1-1!

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Drita kërkoi më shumë, por ka qenë Ardian Muja i Trepçës’89 që me dy tentimet e tij ka mundur të bëj që ndeshja në plotni t’i takojë ekipit të Shpëtim Idrizit. Muja njëherë goditi shtyllën (69’), ndërsa më pas shumë afër portës (81’). E Dritës, nuk i ndihmuan as 7-minuta kohë shtesë për të bërë më shumë në pjesë të dytë, ku mund të veçohet një mundësi e Blendi Baftiut (65’) që u kap nga Donat Kaçiu! Drita 1-1 Trepça’89 [Besnik Krasniqi 11’ — Egzon Fazliu 24’].

Drita mbyll xhiron me 56-pikë nga 28 ndeshje, ndërsa falë barazimit të Ballkanit mbetet lidere. Trepça’89 tash e tutje secilën pikë do ta ketë jetike, pasi që është në luftë të madhe për mbijetesë. Aktualisht e teta në renditje me 30 pikë nga 28 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga