Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E ZYRTARIZOJNË TRAJNERIN E RI

Drita bëhet me trajner nga Greqia

Drita bëhet me trajner nga Greqia


23 April, 2023 @23:49

Pak para mesnatës, Drita ka prezantuar trajnerin e ri të ekipit pas largimit të Arsim Thaçit nga detyra. Ai është një emër i panjohur, Akis Vavalis. Trajneri në fjalë vjen nga Greqia, është i ri në moshë, por ka përvojë. Njoftimi ka bërë të ditur se greku ka nënshkruar me klubin gjilanas deri në fund të stinorit tjetër 2023/24 me mundësi vazhdimi edhe për një stinor.

Vavalis 37-vjeç që ka licensën PRO të UEFA-së vjen nga PAS Lamia ku ka punuar prej nëntorit të kaluar si ndihmës-trajner deri në shkurt të këtij viti. Drita ka bërë të ditur se Vavalis vjen me ndihmësin e tij Nikolas Karabetakis në ekip, ndërsa ka përvojë 12-vjeçare në pozitat e trajnerit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga