Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - DRENICA

Drita bie në vendin e tretë, Drenica rrezikon rënien

Foto. FC Drita / FB

Drita bie në vendin e tretë, Drenica rrezikon rënien


1 May, 2022 @17:06

Me barazim është mbyllur ndeshja mes Dritës dhe Drenicës në Gjilan sot.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, kurse Drenica barazoi krejt vonë, për ta mbyllur ndeshjen 1-1 në fund (Albin Krasniqi 52’ / Genc Hamiti 90’).

Në pjesën e parë më dominuese ishte skuadra e Dritës. Golit më së shumti iu afrua Astrit Fazliu në minutën e 44’, por gjuajtja e tij përfundoi për shumë pak jashtë portës dhe kështu pjesa e parë u mbyll pa gola.

TABELA AKTUALE

Goli i epërsisë për Dritën erdhi në minutën e 52’ të ndeshjes, kur Albin Krasniqi shënoi për 1-0, por fitoren gjilanase e mohoi goli i Genc Hamitit në minutën e 90’, gol i cili bëri që ndeshja të mbyllet me barazim.

Ky barazim bën që Drenica ta vazhdojë ta rrezikojë mbetjen në pozitën që dërgon në barazh në fund të sezonit, kurse Drita për momentin bie në vendin e tretë.

Xhiron që vjen, Drita e luan derbin e qytetit ndaj Gjilanit, kurse Drenica e pret Llapin në Skenderaj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga