Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8: FUSHË KOSOVA - DRITA

Drita deklason Fushë Kosovën, lehtësisht në çerekfinale

Drita deklason Fushë Kosovën, lehtësisht në çerekfinale


6 February, 2022 @14:53

Pa vështirësi, Drita e ka mposhtur sot Fushë Kosovën në Prishtinë, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Ardian Cuculi nga pika e bardhë (27’), Arbnor Muja gjithashtu nga pika e bardhë (42’) dhe Marko Simonovski (44’) bënë që Drita të shkojë në pushim mes pjesëve me epërsi 0-3, e pjesa e mbetur e ndeshjes u luajt vetëm sa për statistika.

SKEMA E KUPËS

Gjatë pjesës së dytë, Drita shënoi edhe dy herë të tjera.

Për 0-4 shënoi Muharrem Jashari (64’), i asistuar nga Almir Ajzeraj, e për rezultatin përfundimtar 0-5 shënoi Arbnor Muja (69’).

Kështu, Drita kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës, e kundërshtarin e çerekfinaleve do ta mësojë pas shortit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës