Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATISTIKA NGA VJESHTA NË SUPERLIGË 2021/22

Drita - ekipi me mbrojtjen më të mirë të stinorit

Drita - ekipi me mbrojtjen më të mirë të stinorit


21 December, 2021 @20:33

Nënkampionia aktuale e Kosovës, Drita, është skuadra me mbrojtjen më të fortë në Superligë, pas pjesës vjeshtore të stinorit.

Së paku kështu flasin statisikat, derisa ekipi gjilanas i drejtuar nga Ardian Nuhiu ka pranuar vetëm 11 gola në 18 ndeshje të zhvilluara në Superligë përgjatë stinorit 2021/22.

Kështu, Drita me mesataren e 0.61 golave të pranuara për ndeshje, është e para në këtë listën e mbrojtjeve më të mira të edicionit, derisa ndiqet nga Gjilani e Ballkani.

Gjilani, që kreu vjeshtën si lider i Superligës ka mesatare prej 0.72 golave të pranuara për ndeshje, derisa ka pranuar 13 gola në total përgjatë pjesës së parë të stinorit.

E Ballkani, që deri vonë ishte lider i Superligës por në pushime dimërore shkon në vend të tretë, ka 0.77 gola të pranuara për ndeshje, me total 14 gola të pranuara përgjatë pjesës së parë të stinorit.



TOP 3 EKIPET ME MBROJTJE MË TË MIRË, VJESHTA 2021/22 NË SUPERLIGË:

KF Drita 11 gola të pranuara 0.61 gola të pranuara për ndeshje
KF Gjilani 13 gola të pranuara 0.72 gola të pranuara për ndeshje
KF Ballkani 14 gola të pranuara 0.77 gola të pranuara për ndeshje

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga