Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - DRITA

Drita fiton në Skenderaj, ruan vendin e dytë

Drita fiton në Skenderaj, ruan vendin e dytë


16 May, 2021 @16:58

Një fitore mjaft të rëndësishme e ka shënuar sot skuadra e Dritës në Skenderaj.

Skuadra gjilanase takimin ndaj Drenicës e mbylli me fitore 0-3 (Ardian Limani 5’, Xhevdet Shabani 49’, Festim Alidema 64’), për ta ruajtur kështu vendin e dytë në renditje kur jemi një xhiro para fundit të kampionatit.

Epërsia gjilanase erdhi në minutën e 9’, kur rrjetën e gjeti Ardian Limani, e më vonë gjatë pjesës së dytë Drita shënoi edhe dy herë përmes Xhevdet Shabanit e Festim Alidemës, për ta mbyllur ndeshjen me fitore bindëse 0-3.

TABELA AKTUALE

Për dallim nga Drita që po lufton për ta ruajtur vendin që e dërgon në gara evropiane sezonin tjetër, Drenica ende nuk e ka siguruar plotësisht mbetjen në elitë sezonin tjetër. Prandaj, skuadrës skenderajase për ta arritur qëllimin i duhet të luftojë edhe në xhiron e fundit të kampionatit.

Xhiron e fundit, Drita e pret Arbërinë në shtëpi, kurse Drenica i shkon Trepçës ‘89. Në rast se Ballkani fiton ndaj Prishtinës në kryeqytet xhiron e fundit, për ta ruajtur vendin e dytë Dritës patjetër një fitore ndaj Arbërisë. Nëse kanë pikë të barabarta, Ballkani e përfundon sezonin mbi Dritën për shkak të rezultateve më të mira në ndeshjet direkte.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga