Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLUBET E KOSOVËS

Drita, Gjilani, Flamurtari zyrtarisht kërkojnë testim për COVID-19 të të gjithëve

Drita, Gjilani, Flamurtari zyrtarisht kërkojnë testim për COVID-19 të të gjithëve


21 May, 2020 @0:42

Pas daljes pozitiv të futbollistit të Dritës në COVID-19, tashmë edhe zyrtarisht disa klube kosovare kanë reaguar qoftë përmes mediave, qoftë përmes llogarive të tyre në rrjete sociale - duke kërkuar testim të të gjithë futbollistëve dhe akterëve tjerë në vazhdim të kampionatit për coronavirus.

Futbollisti tetovar i Dritës, Izair Emini, sot u konfirmua me COVID-19 dhe në deklaratën e tij ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë shenjë - por tash është futur në vetizolim.

Gjithashtu, ai ka shtuar se do të ri-testohet pas 5 ditës për të konfirmuar edhe njëherë rastin.

Në anën tjetër, si klubi i tij ashtu edhe rivali i qytetit Gjilani por edhe Flamurtari i Prishtinës tashmë kanë bërë të ditur se shëndeti i futbollistëve po rrezikohet kështu duke vazhuar garat pa testime të futbollistëve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga