ZHVENDOSJE

Drita - Gjilani, nuk zhvillohet në Gjilan
22 September, 2021 @14:43
Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë zyrtare të klubit në Facebook, skuadra e Dritës ka bërë të ditur se derbi i madh jo vetëm i Gjilanit, por edhe i Kosovës, ndërmjet Dritës e Gjilanit nuk do të zhvillohet në stadiumin e këtij qyteti.
“Derbi i madh Drita-Gjilani do të zhvendoset dhe do të zhvillohet në Prishtinë për shkak të punimeve në stadium dhe sigurisë së tifozëve tanë,” ka shkruar njoftimi i klubit bardhekaltër nga Gjilani.
“Në gjendjen aktuale, stadiumi që është në restaurim nuk i plotëson kushtet për një ndeshje të tillë,” ka bërë të ditur klubi në fjalë.
Drita—Gjilani është paraparë të zhvillohet këtë të shtunë më 26 shtator me fillim në ora 15:00. E në të njëjtin termin do të luhet në Fadil Vokrri të Prishtinës.
Drita aktualisht është e dyta në renditje me 11 pikë, ndërsa Gjilani i pesti me gjashtë pikë, pas pesë xhirove të zhvilluara në Superligë.