Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 2-0 DUKAGJINI

Dygolësh nga Muja, Drita fiton thellë dhe është 2 pikë larg kreut

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: KFDrita/fb

Dygolësh nga Muja, Drita fiton thellë dhe është 2 pikë larg kreut


29 November, 2021 @14:37

Drita ka shënuar fitore në përballjen e fundit të Xhiros XVI të Superligës, duke e mposhtur sot në Gjilan Dukagjinin e Klinës me rezultat 3-0 [Arbnor Muja 9, 61, Ilir Blakçori 84, Ardit Tahiri 90+2].

Futbollistët e drejtuar nga Ardian Nuhiu kanë dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa Marko Simonovski ka pasur rastet më të mira për shënim, pas epërsisë së hershme të ardhur me transferin Arbnor Muja (9).

Arbnor Muja, scoring

Në fund të pjesës së parë Almir Ajzeraj dështoi të shënonte nga penalltia, pasi që Kenan Haxhihamza mbrojti goditjen e tij, e Drita u fut në pushim me një gol epërsi.

Mirëpo, as në pjesën e dytë Drita nuk u ndalë, ndërsa përmes Mujës në disponim sot shëoni edhe për 2-0 (61) pasi që ish-lojtari i Trepçës’89 u asistua nga Albin Krasniqi.

TABELA AKTUALE

Deri në fund të ndeshjes, ka qenë Ilir Blakçori (84) që ka thelluar epërsinë e Dritës në fitore, ndërsa Ardit Tahiri ka shfrytëzuar asistimin e Muharrem Jasharit për të vulosur përfundimtaren 4-0 (90+2). Patjetër të ceket se Dukagjini i drejtuar nga Armend Dallku nga minuta e 40 e ndeshjes ka qenë me një lojtar më pak në fushë pasi që Altin Merlaku mori kartonin e kuq, që pasoi me reagime edhe nga Dallku, që gjithashtu mori të verdhën për protesta.

Drita me këtë fitore rikthehet në pozitën e tretë, ndërsa Dukagjini regjistron humbjen e parë në katër xhirot e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga